Ahmataj: Kukësi ka diferenca të mëdha

Futboll

Ahmataj: Kukësi ka diferenca të mëdha

Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:03
Ahmataj: Kukësi ka diferenca të mëdha

Skënderbeu u mposht me rezultatin e thellë 0-4 në shtëpi nga Kukësi dhe komplikoi edhe më shumë mbijetesën, ndërsa trajneri Julian Ahmataj pranoi diferencën mes dy skuadrave, por theksoi se beson në reagimin e të tijve.

Sa i zhgënjyer jeni pas një ndeshjeje si kjo?

Ndeshja na u prish që në minutat e para. Diferencat janë të mëdha dhe kjo e bëri që Kukësi ta kishte më të lehtë, por një dorë i dhamë edhe ne, pasi leximi aspak i mirë i lojës nga qendra e mbrojtjes, bëri që ne të pësonim ato gola. Megjithatë do shikojmë përpara. Në pjesën e dytë ndeshja ishte mbyllur dhe ne aktivizuam lojtarët e afruar në merkato për të parë gjendjen fizike të tyre.

U duk sikur Skënderbeu luajti më hapur se duhet sot?
Ndeshjen nuk e kishim përgatitur për të luajtur futboll të hapur. Duhet të ishim të vendosur për të mos e lejuar kundërshtarin të futej në hapësira. Fusha ka qenë shumë e butë, u prish dhe nuk bëheshin me pasimet.

Sa besoni te kjo skuadër?
Në tre ndeshjet e para të këtij viti, me ndryshimet e bëra, ishim të ekuilibruar. Pësuam dy gola nga penallti që nuk ishin, por jemi përmirësuar goxha. Javën e kaluar thashë se kemi marrë mbrojtës të rinj dhe me lojtarë të rinj në qendër mund të bësh ndeshje të mira, por mund të marrësh edhe kosto. Ne duhet të shikojmë përpara.

Këta djem do ecim përpara dhe do bëjnë mirë. Kemi besim se janë lojtarë të rinj dhe do e ndihmojnë skuadrën në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat