Pioli: Fitore e rëndësishme, treguam karakter

Futboll

Pioli: Fitore e rëndësishme, treguam karakter

Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:44
Pioli

Milan ka triumfuar ndaj Bolognas në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A.

Golat për “Rossonerët” i shënuan Rebic (26′) dhe Kessie (55′), ndërsa për Bolognan shënoi ish anëtari i Milanit, Poli (81′), transmeton lajmi.net.

Pas ndeshjes, trajneri i Milanit, Stefano Pioli, u shpreh i kënaqur me lojën e treguar nga skuadra e tij dhe vlerësoi se Milani tregoi karakter në këtë ndeshje.

“Një fitore që na jep besim dhe na bën të ndihemi mirë pas një jave të vështirë për ne, Atalanta është e vetmja skuadër që na ka vënë në vështirësi”, tha ai.

“Deri në momentin e golit të Bolognas, kemi bërë një ndeshje optimale, kemi krijuar shumë raste”, shtoi ai.

“Jam i kënaqur me paraqitjen, luajtëm lojë të mirë dhe treguam karakter”, tha Pioli.

“Rafael Leao nuk është më befasi, ka potencial të pabesueshëm dhe duhet të vazhdojë paraqitjet e këtij lloji. Tani ai është më i koncentruar në lojë, sulmon, mbrohet. Jam i kënaqur me të”, përfundoi Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat