Zyrtare: Thomas Tuchel largon lojtarin e parë nga Chelsea

Futboll

Zyrtare: Thomas Tuchel largon lojtarin e parë nga Chelsea

Më: 30 janar 2021 Në ora: 22:09
Thomas Tuchel

Skuadra e Chelseat përmes një komunikate për media ka njoftuar publikun se ka larguar në formë huazimi mbrojtësin anësor, Baba Rahman.

Rahman edhe zyrtarisht është larguar nga Blutë dhe është huazuar në klubin grek, PAOK.

Ky është largimi i parë i Thomas Tuchelit nën urdhërat e klubit nga Londra.

Kujtojmë që Rahman është te Chelsea nga viti 2015. Ganezi ishte transferuar nga Augsburg në ‘Stamford Bridge’ – ndërsa kishte luajtur edhe për klubet si Greuther Furth dhe Kotoko.

Mbrojtësi anësor te Chelsea bëri afro 15 paraqitje, por shumicën e sezoneve ai ishte i huazuar te klubet: Schalke, Reims dhe Mallorca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat