Nevoja për një sulmues të ri, deklarohet Pirlo

Futboll

Nevoja për një sulmues të ri, deklarohet Pirlo

Më: 30 janar 2021 Në ora: 23:10
Andrea Pirlo

Juventus ka triumfuar ndaj Sampdorias në kuadër të xhiros së 20-të të Serie A.

Juventusi u desh të punojë shumë për të arkëtuar tre pikët në duelin ndaj Sampdorias.

Ndeshja ishte shumë e vështirë për Juven, fillimisht ishte Federico Chiesa i cili shënoi në minutën (20’). Ndërsa, goditjen përfundimtare e dha Aaron Ramsey në minutën (90+1’), nga një asistim i Juan Cuadrados.

Pas ndeshjes, trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka folur per nevojën e sjelljes të një sulmuesi të ri në ‘Allianz Stadium’. Juve në ndeshjet e fundit ka mbetur vetëm me Ronaldon dhe Moratan në sulm.

Pirlo deklaroi se nuk sheh nevojën e sjelljes së një tjetër sulmuesi, pasi që beson tek Dybala.

‘Jo, të mos harrojmë se Dybala është ende jashtë nga lëndimi, ai është një lojtar tejet i rëndësishëm për ne dhe kur ka luajtur ka bërë paraqitje të mahnitshme. Edhe Ramsey ka bërë punë të mirë sot, por do të thoja që jemi të kënaqur me skuadrën që kemi’, përfundoi Andrea Pirlo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat