Keane: United duket i frikësuar për të luftuar për titullin

Futboll

Keane: United duket i frikësuar për të luftuar për titullin

Më: 30 janar 2021 Në ora: 23:22
Roy Keane

Arsenal dhe Manchester United kanë barazuar pa gola në Emirates në kuadër të xhiros së 21-të të Premierligës.

Raste pati në ndeshje për të dyja skuadrat, por që asnjëra nuk mori iniciativën tërësisht edhe pse Arsenali pati shumicën e kohë topin në posedim, ndërsa Manchester United, përpiqej të lëndonte ‘The Gunners’ përmes kundërsulmeve, por që nuk funksionoi.

Pas ndeshjes, analisti dhe ish-futbollisti i Manchester United, Roy Keane, nuk ishte i kënaqur me paraqitjen e ‘Red Devils’ ku tha se ata duken të frikësuar për të fituar titull, duke aluduar se ky mentalitet nuk i përket një kampioni.

“Unë po shoh me dyshim United.U shqetësova duke i parë ata sot, ata pothuajse nuk kishin besimin se ata mund të shkonin dhe të fitonin ndeshjen”, tha ai.

“Jemi duke folur për Manchester United, dhe Arsenalit i mungonin disa lojtarë kryesorë, ndeshja ishte aty për tu fituar”, tha Keane.

“Në përgjithësi, performancës së United i mungonte intensiteti. Sot kishte një mungesë të vërtetë cilësie nga Manchester United, dhe një mungesë të vërtetë bindjeje dhe dëshire për të shkuar dhe për ta fituar ndeshjen ndaj Arsenalit. Dhe Arsenali sigurisht e meritoi barazimin e tyre, të paktën”, përfundoi Roy Keane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat