Kessie e bën të qartë se kush do ti marrë përsipër penalltitë

Futboll

Kessie e bën të qartë se kush do ti marrë përsipër penalltitë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:19
Kessie e bën të qartë se kush do ti marrë përsipër penalltitë

Franck Kessie ka reaguar pas zërave që Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë më lojtari që merr penaltitë.

Franck Kessie u bë protagonist në fitoren ndaj Bolognas, pasi shënoi nga penaltia e dytë, pasi të parën e kishte humbur Zlatan Ibrahimovic.

Sipas statistikave, Ibrahimovic ka humbur pesë penaltitë nga tetë të fundit gjithsej, dhe kjo është një shqetësim për të dhe skuadrën. Më parë, suedezi kishte thënë se Kessie mund të jetë lojtari që merr penaltitë, por këtë e ka përgënjeshtruar vet futbollisti.

"Penaltitë janë shumë të rëndësishme për sulmuesit, nëse shënojnë ata ndihen më mirë", tha ai.

"Në këtë rast, në penaltinë e dytë, Ibra më ka lënë vet penaltinë dhe unë e konkretizova", tha Kessie.

"Është ai që godet penaltitë, varet nga ai, nëse nuk e ndien nganjëherë, i marr unë" ,përfundoi Franck Kessie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat