Jupi: Rasti i Dedes për të treguar si nuk duhet menaxhuar një klub

Futboll

Jupi: Rasti i Dedes për të treguar si nuk duhet menaxhuar një klub

Më: 31 janar 2021 Në ora: 11:52
Jupi: Rasti i Dedes për të treguar si nuk duhet menaxhuar një klub

Tashmë ka kaluar një javë nga largimi me shumë polemika i Nevil Dedes nga Tirana, që në fakt vazhdon dhe të diskutohet. Tekniku i la kryeqytetasit disa minuta para se të fillonte ndeshja ndaj Laçit, pasi nuk pranoi me të drejtë ndërhyrjen në formacion.

Kështu, mbrëmjen e djeshme në Zona Gol, Redi Jupi ka theksuar se ajo çfarë ndodhi me Deden është rasti për të treguar se si nuk duhet menaxhuar një klub. Nga ana tjetër, Jupi ka lavdëruar Skënderbeun në kohën e tij të artë, ndërsa shprehet se presidenti Ardian Takaj është një njohës i mirë i futbollit.

“Rasti që ndodhi me largimin e Dedes ishte negativi për të treguar sesi nuk duhet drejtuar klubi. Ka gjithmonë një plan B, edhe ne te U-21 nuk mund të paraqitemi dot në një ndeshje pa trajner. Nuk paraqitemi dot pasi e marrë përgjegjësinë unë pastaj.

Imagjino në ekipin e parë pastaj që të dalësh në ndeshje pa pasur trajner në stol. Duhet gjithmonë një alternativë. Pastaj ishte ndryshe rasti i Skënderbeut asokohe që ecte mirë pasi kishte dy ekspertë brenda, vetë Takaj që është njohës i mirë i futbollit, kishte qendër stërvitore dhe të grumbullimit dhe gjithashtu stadiumin.

Pra ka të bëjë e gjithë mënyra e organizimit në skuadër që gjithçka të rrjedhë në mënyrën e duhur. Më tepër sesa trajnerët, ishte Skënderbeu kampion vetë si skuadër, pa dashur që të ul meritat e trajnerëve”, u shpreh Jupi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat