Partizani prezanton vëllanë e Bersant Celinës dhe një sulmues të ri

Futboll

Partizani prezanton vëllanë e Bersant Celinës dhe një sulmues të ri

Më: 31 janar 2021 Në ora: 15:04
Partizani prezanton vëllanë e Bersant Celinës dhe një sulmues të ri

Partizani prezanton dy afrimet e radhës, që më shumë se për të tashmën, vlejnë për të ardhmen e të kuqve.

Klubi njofton arritjen e marrëveshjeve me Loti Celinën dhe Geri Selitën. Dy lojtarët kanë firmosur sot me të kuqtë kontratat për dy vite e gjysmë.

Loti Celina, 20 vjeç, kontigjent i përfaqësueses së Kosovës U-21, është aktivizuar në radhët e ekipeve Swansea City U-23 dhe Stromsgodset. Geri Selita, 19-vjeç së fundmi ka qenë pjesë e ekipit Tondela në Portugali.

Loti Celina është vëllai i futbollistit të Kosovës, Bersant Celina. 20-vjeçari konsiderohet alternativë e besueshme për krahun e djathtë të mbrojtjes, repart ku Partizanit ka patur mangësi (luan Idrizaj).

Ndërsa Geri Selita shton konkurrencën në fazën e avancuar, me trajnerin Daja që ka mundësi zgjedhjeje pas afrimit të Stenio Juniorit dhe “Buba” Hasanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat