Aguero shërohet nga COVID-19

Futboll

Aguero shërohet nga COVID-19

Më: 31 janar 2021 Në ora: 16:26
Aguero

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka fituar betejën me COVID-19. Sergio Aguero kishte rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 në testimin e nga skuadra e Manchester Cityt me 21 janar, tani sulmuesi argjentinas ka njoftuar përmes profilit të tij në Twitter që ka mposhtur virusin dhe është i gatshëm për rikthim.

“Tashmë jam rikuperuar nga COVID-19, sot isha në palestrën e klubit dhe së shpejti do të bashkohem në seancat stërvitore me shokët e mi të skuadrës”, tha ai.

“Mezi prisja kohën për tu rikthyer dhe për tu shëruar plotësisht nga COVID-19”, tha Aguero.

32 vjeçari rezultoi pozitiv pas rikthimit nga lëndimi me 21 janar, tani ai ka deklaruar se është rikuperuar tërësisht dhe është gati të kthehet.

City qëndron në pozitën e parë me 44 pikë total, tre më shumë se Manchester United. “Citizens” mposhtën skuadrën ë Sheffield United për të mbajtur kreun e tabelës.

Sigurisht, rikthimi i argjentinasit do ta gëzojë menaxherin Pep Guardiola, i cili është përballur me mungesa të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat