Martini: Nuk e meritonim humbjen

Futboll

Martini: Nuk e meritonim humbjen

Më: 31 janar 2021 Në ora: 17:28
Martini: Nuk e meritonim humbjen

I zhgënjyer Edi Martini. Trajneri i Teutës u shfaq i mërzitur në mikrofonin e Supersport, pas humbjes që pësoi skuadra e tij ndaj Laçit, duke nënvizuar se Teuta nuk e meritonte disfatën.

“Skuadra nuk e meritonte humbjen. Ishim të barabartë dhe po luanim më mirë deri në pësimin e golit prej një gabimi tonin.

Deri atëherë Laçi nuk shkoi te porta. Më pas nuk ishim shumë këmbëngulës para portës, pavarësisht zëvendësimeve. Edhe pjesën e dytë e nisëm më mirë dhe kishim mundësi për të shënuar dhe më pas loja ra. Bëmë gabim në qarkullimin e topit, gabuam shumë në pasime dhe dhuruam topin.

Në sulm golat janë ato që bëjnë diferencën. Gabimet në mesfushë na futën në krizë dhe kjo është edhe arsyeja pse topi nuk shkoi shumë në sulm”.

“Nuk ishte një gabim te goli, por dy tre radhazi dhe ai rast na penalizoi shumë. Ishim në momentin më të mirë tonin dhe ata nuk na kishin rrezikuar shumë. Gjatë javëve të fundit kishim probleme me qarkullimin e topit dhe Lorenzo Vilën e lamë në stol dhe vendosëm të aktivizojmë Karabecin në mesfushë. Ai nuk ishte jashtë prej një ndeshje të dobët në ndeshjen e shkuar”, u shpreh Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat