Ramadan Krasniqi paralajmëron ndeshje revyale, mes të ftuarve edhe Fadil dhe Xhevdet Muriqi!

Futboll

Ramadan Krasniqi paralajmëron ndeshje revyale, mes të ftuarve edhe Fadil dhe Xhevdet Muriqi!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 janar 2021 Në ora: 20:07
Fadil Muriqi dhe Ramadan Krasniqi

Fadil Muriqi apo siç e thërrasin shpesh Maradona i Kosovës, pothuajse nuk ka ndryshuar edhe shumë nga koha e viteve të 80-ta, kur shkëlqente në fanellën e gjeneratës së artë të Prishtinës, kur garonin në ligën e parë ish jugosllave, pritet gjatë kësaj vere të vijë dhe të luajë në një ndeshje revyale të veteranëve të diasporës.

Ish futbollisti pejan, Ramadan Krasniqi, i cili vite me radhë ka luajtur për Besën deri në fund të viteve të 90-ta, po e mendon edhe organizimin e një aktivitetit tjetër në Pejë, me sportistë nga diaspora.

“Me iniciativën  time dhe të shumë shokëve të gjeneratës së atëhershme filluam që t’i bashkojmë thuaja të gjithë  ish lojtarët  pejan ne mbarë  botën dhe që nga viti 2016 zhvillojmë lojën revyale në Pejë gjithmonë me 1 gusht, ku kemi arrit që këtë lojë ta fusim edhe ne plan - programin verorë që mbahen ne Pejë  gjatë  verës.

Image

Ramush Gashi, Ramada Krasniqi dhe Fadil Muriqi 

Gjithmonë kemi një pritje madhështore nga Komuna e Pejës nga Drejtoria për kulturë  dhe Sport dhe nga vet kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri.

Image

Nga Diaspora kam arrit qe ti ftoj, duke filluar nga Amerika që kanë ardhur Fadil Idrizi – portier (njëherit edhe sponsor  kryesorë  i KH Besa nga Peja), Armend Belegu, Kolë Gjeloshi nga Kanada, Eroll Krasniqi nga Islanda,  Ferhat Morina – portier,  Benis Krasniqi nga Gjermania,  Xhavit Gjurkaj, Ramko Ramoviqin, Safet  Rebronjënm Luan Çunin, Shemsedin Studenicenë, Sami Podvoricën, Krenar Vokshi nga Zvicra, Sadik Lluka Muhaxheri, Mentor Berishën, Besim Haxhihajdini nga Austria, Avdi Demaj, Isa Shatri – portier, Ramë Kastratin nga Suedia, Naim Nikçin, Sokol Rexhaj, Besim Baloku nga Luksemburgu, Enver Kelmendin nga Holanda, Beni Kartallozin nga Norvegjia, Afrim Zhara – portier, kështu me radhë. Kurse në vitin 2019 kishim mysafirë te madhin nga Australia  dhe Legjendën e Kosovës Fadil Muriqi, ku i dha një hije te bukur kësaj loje revyale. Po ashtu kishim edhe veteranin  e futbollit dhe njeriun nga Shtabi teknik te Reprezentacionit të Kosovës Ramush Gashin.  
Ishte kënaqësi e madhe të luajmë me një legjendë si është Fadil Muriqi 

Këtë vit nëse na lejon pandemia besoj që edhe vëllezërit tjerë Muriqi do t’i ftojmë si Xhevdeti që gjendet ne Hannover dhe Xhevati në Munih.

Image

Refer kemi rregullisht  Shyqri Gashin (Mici) me Ramiz Peshterin, Haki Qufa j, Ilir Veseli”, thotë Ramadan Krasniqi për gazetën kombëtare “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat