Barça mposht Bilbaon dhe kalon mbi Real Madridin në renditje

Futboll

Barça mposht Bilbaon dhe kalon mbi Real Madridin në renditje

Më: 31 janar 2021 Në ora: 22:57
Barcelona

Barcelona ka korrur një fitore shumë të vështirë përballë Athletic Bilbaos me rezultat 2-1 në ndeshjen e zhvilluar të dielën në “Camp Nou”.

Në minutën e 20’ Lionel Messi realizoi një super-gol nga gjuajtja e lirë për t’i dhënë epërsinë Barcelonës dhe ky ishte edhe rezultati i pjesë së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 49’, Jordi Alba shënon në portën e gabuar për t’ia dhënë mundësinë Bilbaos që ta barazojë rezultatin.

Por, tri pikë shumë të rëndësishme Barcelonës ia dhuroi sulmuesi francez Antoine Griezmann me golin e tij në minutën e 75’.

Me këtë fitore Barcelona ngritet në vendin e dytë me 40 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në vendin e tretë, kurse Atletico e kryeson tabelën me 50 pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat