Avokatët e Messit mund të marrin një aksion ligjor kundër Bartomeut, Tusuqets dhe Graut

Futboll

Avokatët e Messit mund të marrin një aksion ligjor kundër Bartomeut, Tusuqets dhe Graut

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 00:29
Messi

El Mundo ka publikuar këtë të diel detaje nga kontrata e Lionel Mesit, që ka përfituar 555 milionë euro nga kontrata aktuale.

Avokatët nuk janë të lumtur nga detajet e marrëveshjes dhe mund të marrin një aksion ligjor ndaj zyrtarëve të Barcelonës.

Ata janë të acaruar se përse janë publikuar saktësisht shifrat e kontratës së Messit te klubi Bluagranas dhe kjo gjë mund të kalojë në një fazë më të ashpër.

Josep Maria Bartomeu, Oscar Grau dhe Carles Tusquets ishin përgjegjës për kontratën aktuale të argjentinasit që skadon në këtë verë.

Kontrata supozohej të mbahej sekrete nga çdo instancë e jashtme, aty ku nuk ka drejtë të kërkohet llogari nga askush.

Klubi ka lëshuar një njoftim, aty ku thuhet se ata nuk janë përgjegjës për atë që shkruhet në kontratë dhe se ajo nuk është publikuar nga klubi.

“Në funksion të informacionit të botuar sot në gazetën El Mundo, në lidhje me kontratën profesionale të nënshkruar midis Barcelonës dhe lojtarit Lionel Messi, klubi pendohet për publikimin e saj duke qenë se është një dokument privat i qeverisur nga parimi i konfidencialitetit midis palëve”, thuhet në njoftim.

“Barcelona kategorikisht mohon çdo përgjegjësi për botimin e këtij dokumenti dhe do të marrë masat e duhura ligjore kundër gazetës El Mundo për çdo dëm që mund të shkaktohet si rezultat i këtij botimi”.

“Barcelona shpreh mbështetjen e saj absolute për Lionel Messin, veçanërisht përpara çdo përpjekje për të diskredituar imazhin e tij dhe për të dëmtuar marrëdhënien e tij me njësinë ekonomike ku ai ka punuar për t’u bërë lojtari më i mirë në botë dhe në historinë e futbollit”, përfundon njoftimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat