Kontrata e Messit, Koeman: Dikush dëshiron ta lëndojë Messin

Futboll

Kontrata e Messit, Koeman: Dikush dëshiron ta lëndojë Messin

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 08:28
Ronald Koeman

Lionel Messi është bërë protagonist i lajmeve ditën e djeshme pas një publikimi nga gazeta “El Mundo”.

Sipas një artikulli të publikuar në gazetën “El Mundo”, u zbuluan detaje të kontratës së Messit dhe shifrat e kësaj kontratë thuhej të ishin 555 milionë euro.

Messi kishte nënshkruar kontratë në vitin 2017 që kap vlerën e 138 milionë euro në sezon, dhe bonuse të tjera nëse rinovon kontratën një tjetër nëse është besnik ndaj klubit.

Pas lajmit, Barcelona doli me një komunikatë zyrtare ku paralajmëroi se do ndjekë rrugën ligjore dhe do të ketë pasoja nga ky publikim. Tani, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, ka reaguar ashpër ndaj publikimit të detajeve dhe ka dalë në mbrojtje të Messit.

“Ai ka qenë i mrekullueshëm për një kohë të gjatë dhe te gjithë e dimë që është më i miri në botë, ai ka bërë shumë për këtë klub dhe sot shënoi një gol të bukur”, tha ai.

“Unë shoh një dëshirë dhe qëllim për ta lënduar atë, është e rëndësishme të jemi të bashkuar në punën që bëjmë”, shtoi ai.

“Duhet ta leni anash atë gjë, por sot Leo tregoi se pavarësisht nga këto gjëra, ai zhvilloi një ndeshje të mrekullueshme. Nuk pata dyshim që do ta bënte këtë”, tha Koeman.

“Nëse dikush nga ky klub e ka publikuar këtë lajm, atëherë shumë keq. Duhet ta ndihmoni trajnerin, lojtarët dhe stafin. Nëse dikush e ka bërë, atëherë nuk ka të ardhme më këtu”, përfundoi Ronald Koeman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat