Gjatë verës, Messi do të përfitojë edhe 39 milionë euro nga kontrata e tij me Barçën

Futboll

Gjatë verës, Messi do të përfitojë edhe 39 milionë euro nga kontrata e tij me Barçën

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 11:29
Lionel Messi

Detajet e kontratës së Lionel Messit janë duke bërë bujë nëpër mediat spanjolle.

Dje ishte publikuar një lajm nga gazeta spanjolle, “El Mundo”, ku shpjegoheshin detajet e kontratës e cila ishte private, të Lionel Messit.

Messi kishte nënshkruar kontratë në vitin 2017 që kap vlerën e 138 milionë euro në sezon, dhe bonuse të tjera nëse rinovon kontratën një tjetër nëse është besnik ndaj klubit.

Tani këto bonuse janë publikuar nga gazeta, ku thuhet se Messi përpos 555 milionë eurove që ka përfituar nga kontrata e tij, ai do të përfitojë edhe 39 milionë euro tjera në verë, shkaku i klauzolës së besnikërisë.

Sipas “El Mundo”, kontrata e Messit e obligon Barcelonën që ta paguajë atë shumë dy javë para se të përfundojë kontrata, përkatësisht me 15 korrik.

Pas kësaj date, lojtari është i lirë të zgjedhë nëse dëshiron largimin ose nëse dëshiron të qëndrojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat