Laurentiis telefonon Sarrin?

Futboll

Laurentiis telefonon Sarrin?

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 07:01
Aurelio De Laurentiis dhe Maurizio Sarri

Sipas Sportitalia, presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis ka telefonuar Maurizio Sarrin pasi që Blutë e Napolit u mposhtën nga Hellas Verona, duke bërë që Gennaro Gattuso të prish marrëdhëniet më të

Raporti në këto media thekson se Presidenti Aurelio De Laurentiis dhe ish trajneri Rafael Benitez po ashtu kanë ripërtërirë kontaktet, derisa janë rritur thashethemet për një largim të Gattusos këtë dimër.

Sipas Sportitalia, megjithatë, pronari i Napolit ka telefonuar një ish trajner të skuadrës së tij, i cili, për befasinë e të gjithëve është Maurizio Sarri.

62 vjeçari, i cili ishte shkarkuar nga Juventusi verën e fundit dhe ka një vit e gjysmë në kontratën e tij me Zonjën e Vjetër, raportohet që ka refuzuar mundësinë e rikthimit në Napolit.

Gattuso është i njohur për bisedën në mes të ish trajnerit të Napolit dhe Presidentit të tij dhe kjo ishte parë edhe me gjendjen e tij pas fitores 2-0 kundër Parmës të dielën.

Kur është pyetyur për marrëdhëniet e tij me De Laurentiis, Gattuso është përgjigjur:

“Gjithmonë ka pasur marrëdhënie të mira, por nuk mund ta mohoj që në 15-20 ditët e fundit ka pasur një zhgënjim edhe nga ana e ime për gjithçka ka ndodhur”.

“Nuk jam hipokritë. Por kam respekt të madh. Ai kurrë nuk ka munguar në asgjë. Unë jam një punëtor i tij, kërkova Bakayoko dhe ai e transferoi atë dhe kjo me ka bërë që të ndihem shumë i respektuar”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat