Koeman: Nuk jam i sigurtë

Futboll

Koeman: Nuk jam i sigurtë

Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 11:53
Koeman: Nuk jam i sigurtë

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur për të ardhmen e Lionel Messit.

Ylli argjentinas ka mundësi që do të largohet nga ‘Camp Nou’ në fund të këtij sezoni.

Ai ishte afër të largohej gjatë afatit të verës së vitit 2020 – por në fund ndërroi mendje.

Gjatë një interviste për ‘The Athletic’ – Koeman tha se nuk është i sigurt për të ardhmen e Messit.

"Ishte një kohë e vështirë për Lionelin. Ai e pranoi këtë. Messi nuk ishte i lumtur për humbjen e Barcelonës ndaj Bayernit [8-2]. Unë shpresoj që ai do të qëndroj, por nuk jam i sigurt!", u shpreh tekniku holandez.

Për Messin në garë janë futur shumë skuadra, por lufta për t’i siguruar shërbimet e tij do të fillojë mes dy klubeve; Manchester Cityt dhe Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat