Manchester Utd e poshtëron me rezultat 9:0...

Futboll

Manchester Utd e poshtëron me rezultat 9:0...

Nga: K.Goca Më: 2 shkurt 2021 Në ora: 23:08
Manchester Utd e poshtëron me rezultat 9:0...

Manchester Utd fiton tre pikë me lehtësi në stadiumin në "Old Trafford", duke e deklasuar me rezultat 9:0 Southamptonin, në takimin e javës së 22-të të Premier League.

Manchester Utd dominoi takimin pa asnjë problem, sidomos kur nga minuta e 2-të mysafirët mbeten me një futbollist me pak në fushë, pas përjashtimit të Jankewitz. 

Golat i shënuan Wan-Bissaka (18'), Rashord (25'), Bednarek (34'-autogol), Cavani (39'), Martianl (69' e 90’), McTominay (71'), Fernandes (88’-nga penalltia), James (90+4').

Image

Në minutën e 87-të, Bednarek i Southamptonit, u përjashtua me karton të kuq, kësisoj mbeten pa dy lojtarë në fushë.   

Humbje e rëndë për Southamptonin dhe për Manchester Utd është fitorja më bindëse. 

Manchester Utd është në vend të dytë me 44 pikë apo ka dy ndeshje më shumë se lideri Manchester City, që 44 dhe Southamptonin është i 12-ti me 29 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat