Dias ka pasur ndikim të njëjtë me atë të Virgil van Dijk

Futboll

Dias ka pasur ndikim të njëjtë me atë të Virgil van Dijk

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:13
Dias ka pasur ndikim të njëjtë me atë të Virgil van Dijk

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka thënë se Ruben Dias ka pasur ndikim të njëjtë me atë të Virgil van Dijk te Liverpooli kur ndihmoi Redsat të transformohen dhe të shndërrohen në një ekip fitues, për të triumfuar më pas në Premierligë dhe Champions League.

Dias është titullar i padiskutueshëm tani te City dhe me të në formacion, City ka pësuar vetëm 10 gola në 28 ndeshje që prej ardhjes së tij, e ka mbajtur 19 herë portën e paprekur.

“Po, absolutisht”, u përgjigj Guardiola kur u pyet nëse ardhja e Dias mund të krahasohet me atë të Van Dijk në Anfield.

Deri më tani, ai është adaptuar shumë shpejt në aspektin e mentalitetit dhe ai është një djalë që jeton 24 orë për profesionin e tij”.

“Çdo hap që bën, në shtëpi, jashtë apo brenda fushës, haja, gjumi, koha rikuperimit, përgatitja, gjithçka është për të qenë perfekt për 95 minuta në një ndeshje futbolli”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat