Shaqiri pritet të luajë nga minuta e parë ndaj Brightonit sonte

Futboll

Shaqiri pritet të luajë nga minuta e parë ndaj Brightonit sonte

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 18:06
Salah, Shaqiri

Liverpooli e vazhdon sot rrugën e tyre në Premier Ligë duke u ballafaquar me Brightonin nga ora 21:15 në kuadër të xhiros së 22-të.

“The Reds” në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit u përforcuan me dy mbrojtës të ri, Ben Davies i cili erdhi nga Prestoni dhe Ozan Kabak nga Schalke 04, përcjell KosovaPress.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp momentalisht renditet në vendin e tretë në tabelë me 40 pikë dhe kërkon tre pikë të reja nga ky takim për të ruajtur hapin me liderët e tabelës Manchester City dhe Manchester United.

Nga minuta e parë, gjithnjë sipas mediave angleze pritet të luajë Xherdan Shaqiri në sulm së bashku me dyshen Salah dhe Firmoni.

Ja formacioni i mundshëm i Liverpoolit:

Liverpool (4-3-3): Alisson; Alexander-Arnold, Phillips, Henderson, Robertson; Thiago, Jones, Oxlade-Chamberlain; Salah, Firmino, Shaqiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat