Flet trajneri Klopp pas humbjes dëshpëruese ndaj Brightonit

Futboll

Flet trajneri Klopp pas humbjes dëshpëruese ndaj Brightonit

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 00:28
Jurgen Klopp

Liverpool humbi ndeshjen e dytë në shtëpi këtë sezon pikërisht sonte kundër Brighton me rezultat 1-0.

“I zhgënjyer, asgjë për të buzëqeshur në të vërtetë. Goditje vështirë për tu përballur,” tha Jurgen Klopp për BBC.

“Një javë me të vërtetë e vështirë, dy ndeshje jashtë, dy ndeshje shumë intensive dhe sonte ne dukeshim me të vërtetë sikur të mos ishim të freskët mendërisht dhe fizikisht” u shpreh ai.

“Brighton e meritonte të fitonte, pa dyshim për këtë. Për mua, është më e rëndësishme të gjej një shpjegim pse e humbëm këtë lojë dhe të kuptojmë se çfarë ndodhi këtu sonte. Ne nuk dukeshim aspak bindës”.

The Reds duhet të marrin veten shpejt dhe të bëhen gati të përballen me Man City në Anfield të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat