Skuadra nga Serie A ofroi 400 mijë euro për Muçin, Tirana e refuzoi atë!

Futboll

Skuadra nga Serie A ofroi 400 mijë euro për Muçin, Tirana e refuzoi atë!

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 12:45
Skuadra nga Serie A ofroi 400 mijë euro për Muçin, Tirana e refuzoi atë!

Në lojë për të marrë shërbimet e Ernest Muçit është futur edhe skuadra e Serisë A, Verona. Për lojtarin ky klub ka bërë një ofertë që shkon rreth 400 mijë euro.

Oferta ka qenë në tavolinën e presidentit Refik Halili, por ky i fundit e ka refuzuar ofertën.

Klubi i Serisë A nuk ka ofruar më shumë para me idenë që lojtari ende nuk ka dhënë shumë në fushën e lojës, gjithsesi, skuadra të tjera janë gati dhe kanë dhënë më shumë para.

Klubi i Tiranës është i bindur që shuma që do të marrë nga shitja e Muçit mund të jetë nga më të mirat e para ndonjëherë në Shqipëri.

Tirana aktualisht ka një ofertë 600 mijë euro për të shitur Muçin në një kampionat tjetër.

Me shumë mundësi marrëveshje do të bëhet këto ditë dhe nga marsi sulmuesi bardheblu do të ndërrojë fanellën e skuadrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat