Bale zhgënjen te Totenhami

Futboll

Bale zhgënjen te Totenhami

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 13:39
Bale zhgënjen te Totenhami

Kthimi i Gareth Bale te Real Madrid në verë, do t’i shkaktojë dhimbje të mëdha koke madrilenëve.

Futbollisti uellsian nuk është në nivelet që pritet dhe kthimi i tij te Totenhem ishte një dështim deri tani, ndaj parashikohet që klubi anglez të mos ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të tij, duke komplikuar situatën e Realit që mund të detyrohet ta paguajë edhe pa e regjistruar në kampionat.

Totenhemi nuk ka ndër mend të paguajë klauzolën për blerjen e Bejl, duke pasur parasysh se forma e tij lë shumë për të dëshiruar. Ndaj lojtari do të kthehet në La Liga. Por me BREXIT, ai do të cilësohet një futbollist ekstrakomunitar dhe rregullat e kampionatit spanjoll parashikojnë vetëm tre të tillë në çdo skuadër.

Kështu, Reali do të jetë i detyruar të mbajë atë jashtë ekipit edhe pse do t’i paguajë rrogën, pasi Bale konkurron si ekstrakomunitar me emra si Vinicius, Militao e Rodrigo, të cilët janë prioritet për klubin. Kjo do të ishte një goditje e rëndë për financat e madrilenëve, të cilët kanë dalë të humbur nga marrveshja që nënshkruan me futbollistin duke e bërë atë një ndër më të paguarit në botë, pasi rendimenti i tij ka qenë shumë larg asaj që priste kudhro.

Vetë Bale i ka bërë të qartë Realit se nuk shqetësohet edhe nëse nuk do të luajë deri në fund të kontratës së tij, për sa kohë që vazhdon të paguhet rregullisht rreth 20 milionë euro në vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat