Rivaliteti me Ibrahimovic, Chiellini: Ai u bë armik absolut kur shkoi te Interi

Futboll

Rivaliteti me Ibrahimovic, Chiellini: Ai u bë armik absolut kur shkoi te Interi

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:51
Giorgio Chiellini dhe Zlatan Ibrahimovic

Giorgio Chiellini ka dhënë një intervistë të gjatë për So Foot, në të cilën ka folur për tema të ndryshme.

Ai e ka komentuar edhe rivalitetin e madh me sulmuesin e Milanit, Zlatan Ibrahimovic dhe si ai u shndërrua në një armik kur u transferua nga Juventusi te Interi në vitin 2006.

“Duhet të gjej një rivalitet për të dhënë më të mirën. E respektoj jashtëzakonisht shumë Zlatanin, e respektojmë njëri-tjetrin”.

“Ishim bashkëlojtarë në sezonin tim të parë te Juve. Asnjëherë nuk kisha frikë të përballesha me të, nuk bëja kurrë prapa”.

“Ai u bë një armik absolut kur u transferua te Interi, pastaj një kundërshtar i zakonshëm te Milani ose me ekipin kombëtar”, ka treguar Chiellini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat