Debutimi si në ëndrra i Jesse Lingard te West Ham: Me vetëm një ndeshje lë pas shumë yje të Ligën Premier me gola

Futboll

Debutimi si në ëndrra i Jesse Lingard te West Ham: Me vetëm një ndeshje lë pas shumë yje të Ligën Premier me gola

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 18:14
Jesse Lingard

Mesfushori i ri i West Ham, Jesse Lingard, ka pasur një debutim fantastik me skuadrën e tij të re pas huazimit nga Manchester United.

28-vjeçari anglez nënshkroi për Hammers në afatin e janarit si huazim, pasi ai nuk po luante fare në “Old Trafford”.

Në debutimin e tij, ai arriti të shënojë dy herë, në fitoren e West Ham ndaj Aston Villas, ndeshje që u mbyll 3-1.

Trajneri i West Ham, David Moyes, i cili punoi me lojtarin në United, e kishte futur nga minuta e pare Lingardin.

Lingard nuk e lejoi që mundësia t’i shkojë huq, ku shënoi dy herë në pjesën e dytë, ndërsa ai gjeti rrjetë në Ligën Premier pas 13 muajsh.

Lingard kaloi te West Ham, që të tregojë vetën dhe të gjejë  një vend në ekipin kombëtarë të Anglisë, që drejtohet nga Gareth Southgate.

Me dy golat e shënuar të mërkurën, Jesse Lingard, ka lënë pas emra si Richarlison, Kai Havertz, Christian Pulisic e Gareth Bale.

West Ham ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Fulham më 6 shkurt. Hammerët do të përballen me United në 9 shkurt në Old Trafford në raundin e pestë të FA Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat