Pulisic shpjegon rolin e ri që iu dha nga Tuchel

Futboll

Pulisic shpjegon rolin e ri që iu dha nga Tuchel

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 23:36
Christian Pulisic dhe Thomas Tuchel

Christian Pulisic është duke përjetuar formë të mirë nën urdhërat e menaxherit të ri të Chelsea, Thomas Tuchel.

Pulisic u inkuadrua në ndeshjen ndaj Tottenhamit, në minutën (65’), duke zëvendësuar Hudson-Odoi. Amerikani regjistroi një paraqitje fantastike, ai pas ndeshjes ka shpjeguar rolin e ri të cilin Tuchel i ka thënë.

Pulisic ishte më qendror, ku bënte kombinime me Timo Werner, i cili u duk mjaft mirë në ndeshjen e sotme.

“Është një lloj sulmuesi i rremë (False 9). Ka qenë mirë deri më tani”, tha ai.

“Ne kemi një qasje të re për lojën, kemi marrë një fitore vërtet të mirë, kështu që ka qenë një fillim pozitiv”, shtoi ai.

“Kanë qenë disa kohë të çmendura kohët e fundit dhe vetëm për të marrë një fitore të tillë i ka bërë të gjithë djemtë në dhomën e zhveshjes të ngazëllyer”, tha Pulisic.

“Ne jemi argëtuar shumë në stërvitje dhe ka buzëqeshje në fytyrat e futbollistëve, gjë që është mirë të shihet”, përfundoi Christian Pulisic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat