Shqiptari sulmohet nga pitbulli, qeni i tij nuk i mbijeton plagëve

Futboll

Shqiptari sulmohet nga pitbulli, qeni i tij nuk i mbijeton plagëve

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:21
Shqiptari sulmohet nga pitbulli, qeni i tij nuk i mbijeton plagëve

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazio-s, është sulmuar nga një qenë pitbull ndërsa kishte dalë për një shëtitje me qentë e tij.

Ish-sulmuesi i kombëtares kuqezi ishte duke ecur në lagjen e tij në Olgiata, ku ai jeton prej disa kohësh me familjen e tij, kur është sulmuar nga pitbulli.

Tare nuk e kishte imagjinuar kurrë se një pitbull do t’i shpëtonte pronarit të tij nga duart dhe do ta sulmonte. Pronari i pitbullit u mundua të ndalonte pitbullin i cili kishte sulmuar një nga qentë e Tares dhe të, por ishte tepër vonë, pasi qeni nuk mundi t’i mbijetonte kafshimeve të pitbullit.

Ndërkohë gjendja e ish-sulmuesit kuqezi paraqitet e qëndrueshme megjithëse ka marrë disa plagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat