Iu gjetën 200 mijë euro në një kuti ushqimi në veturë, jep dorëheqje

Futboll

Iu gjetën 200 mijë euro në një kuti ushqimi në veturë, jep dorëheqje

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 15:53
Iu gjetën 200 mijë euro në një kuti ushqimi në veturë, jep dorëheqje

Presidenit i klubit italian të futbollit ‘Novara’, Marcello Cianci ka dhënë dorëheqje nga ky post.

Sipas ‘La Gazzetta dello Sport’, policia ka gjetur një zarf me 200 mijë euro në veturën e tij, teksa zarfi ishte i fshehur brenda një kutie ushqimi.

Sipas mediave italiane, Cicani nuk ka mundur të shpjegojë origjinën e parave dhe ato para janë konfiskuar nga policia, teksa rasti ende po hetohet.

Pas këtij rasti, italiani ka dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit e klubit nga Serie C, aty ku ishte nga viti 2019.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat