Selektori i Kosovës flet për pagën marramendëse të Messit: E turpshme, tronditëse dhe skandaloze

Futboll

Selektori i Kosovës flet për pagën marramendëse të Messit: E turpshme, tronditëse dhe skandaloze

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 17:46
Selektori i Kosovës flet për pagën marramendëse të Messit: E turpshme, tronditëse dhe skandaloze

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes i është kyçur debatit më të “nxehtë” kohëve të fundit, në lidhje me pagën e Lionel Messit.

“El Mundo” raportoi ditë më parë se sulmuesi argjentinas nga kontrata e fundit katërvjeçare me Barcelonën ka fituar 555 milionë euro.

Këto shifra astronomike nuk janë pritur aspak mirë nga publiku.

Ndërkaq, Challandes ka thënë se një pagë e tillë është e “tepërt”.

“Pothuajse 600 milionë euro për katër vjet, pra 150 milionë euro në vit, më shumë se dymbëdhjetë në muaj, më shumë se tre në javë, po flasim gjithmonë për miliona – më shumë se 400 mijë franga në vit”, ka thënë Challandes për “Arcinfo.ich”.

“Duke përfshirë gjumin, më pak se 20 mijë franga në orë. E pahijshme, tronditëse, e turpshme, skandaloze, e pahijshme, e pamoralshme”, tregoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat