Moyes: Lingard mund të transferohet përfundimisht në West Ham

Futboll

Moyes: Lingard mund të transferohet përfundimisht në West Ham

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 23:18
Jesse Lingard

Menaxheri i West Ham United, David Moyes, ka deklaruar se transferimi i ri i klubit, Jesse Lingard, mund të blihet perfundimisht nga “The Hammers”.

Jesse Lingard ka shkëlqyer në debutimin e tij me skuadrën e re, West Ham United, ku u duk se kishte ndryshuar rrjedhën e ekipit.

Pas paraqitjes fantasitke, gazetarët e pyetën menaxherin e West Ham, David Moyes, nëse Lingard do të mund të qëndronte përfundimisht në Londër, pasi që transferimi i tij është vetëm në formë huazimi.

Përgjigja e skocezit i dha shpresa tifozëve të West Hamit.

Kur u pyet për kontributin e Lingard, dhe mundësinë për ta bërë transferin e tij të përhershëm, Moyes mbeti i qetë.

“Ne nuk do të bazohemi vetëm me një lojë, por ne jemi vërtet të kënaqur për Jesse dhe ai bëri një punë të shkëlqyeshme për ne”, tha ai.

“Situata këtu është që Jesse ka një shans të mirë për të parë West Hamin dhe për të parë se çfarë mendon për ne dhe për të parë nëse i pëlqen të qëndrojë”, tha Moyes.

“Dhe ne do të kemi një shans të mirë për të parë Jessen, si ne ashtu edhe mbështetësit, dhe ne do të jemi në gjendje të vendosim se çfarë mendojmë brenda pesë ose gjashtë muajsh”, përfundoi David Moyes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat