Stellini: Conte është udhëheqësi ynë

Futboll

Stellini: Conte është udhëheqësi ynë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 23:51
Cristian Stellini

Ndihmës-trajneri i Interit, Cristian Stellini, është shprehur i kënaqur me fitoren ndaj Fiorentinës.

Antonio Conte kishte munguar në ndeshjen ndaj Fiorentinas që u zhvillua në kuadër të xhiros së 21-të të Serie A. Conte ishte suspenduar pas incidentit me gjyqtarin Fabio Maresca.

Ndihmësi i tij, Cristian Stellini, u shpreh i ngazëllyer me fitoren në Artemio Franchi, ai e quajti Conten një njëri karizmatik dhe lider.

“Nuk duam të vëmë presion askujt, por mendojmë vetëm për rrugën tonë. Nuk ishte lehtë të fitohet në Firencë”, tha ai.

“Pikët e arkëtuara janë të rëndësishme për të gjithë dhe këto ndeshje janë të vështira pasi kemi vetëm dy ditë pushim ndërmjet tyre”, tha Stellini.

“Kemi bërë një paraqitje optimale dhe jemi të kënaqur. Conte? Me karizmin e trajnerit tonë është vështirë të dështohet. Për ne janë shumë të rëndësishme këshillat dhe ndihma e tij. Ai është udhëheqësi ynë”, tha Cristian Stellini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat