Klopp kishte një dëshirë

Futboll

Klopp kishte një dëshirë

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 11:37
Klopp kishte një dëshirë

Dëmtimet në repartin e mbrojtjes të Liverpul, bënë që trajneri Jurgen Klop të kërkonte në merkaton e janarit për një lojtar në prapavijë. Së fundmi, është zbuluar se dëshira e gjermanit ka qenë Samuel Umtiti i Barcelonës.

Mirëpo, kjo dëshirë nuk ka qenë edhe nga ana e francezit, i cili ka refuzuar një transferim në Angli te të kuqtë. Mbrojtësi ka treguar se i vetmi plan i tiji ishte të vazhdonte karrierën me katalanasit, edhe pse te blaugranët nuk ka pasur një periudhë të mirë, teksa në këtë pjesë kanë ndikuar edhe dëmtimet.

Sakaq, duke qenë se Umtiti refuzoi Liverpulin, të kuqtë më pas u hodhën në sulm për Ozan Kabak.

Mbrojtësi që luante me Shalken tregoi gatishmërinë e tij dhe tashmë është pjesë e anglezëve për pjesën e mbetur të sezonit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat