Totti jep leksione aktrimi në filmin e tij

Futboll

Totti jep leksione aktrimi në filmin e tij

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 11:58
Totti jep leksione aktrimi në filmin e tij

Francesco Totti kthehet të flasë për marrëdhëniet e tij me Luciano Spalletti në vitin e fundit si futbollist. Këtë herë e bën këtë në serialin televiziv, të prodhuar nga “Sky” dhe që titullohet “Speravo de morì prima”. Castellitto, i cili do të interpretojë Tottin në film, i kërkoi Francescos disa këshilla se si të përjetojë skenat me teknikun certaldo, që e luan Gianmarco Tognazzi: “Duhet të jesh i qetë, ai gjithsesi nuk të shikon. Si e menaxhova unë këtë situatë? Me qetësi… Dhe fillo të qeshësh”.

Një tjetër pjesë e dokumentarit ka të bëjë me skenat e jetës së përditshme: “Edhe Ilary, edhe unë i zgjojmë fëmijët tanë në mëngjes. Por, është Ilary, ajo që i ndihmon në detyrat e shtëpisë, sepse ata shkojnë në shkollë amerikane dhe unë nuk kuptoj mirë anglisht”.

Castellitto do të ketë një skenë, në të cilën ndihmon Cristian me detyrat e shtëpisë.

“Nuk të ndihmoj dot këtu, sepse nuk jam unë që e ndihmoj djalin në detyrat e shtëpisë”, – u përgjigj Totti i buzëqeshur. Subjekti në të cilin Francesco ishte më i miri? “Edukimi fizik, feja dhe arti: lëndët më të rëndësishme”, – konfirmon ish-kapiteni i Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat