Plas grushti mes shqiptarëve

Futboll

Plas grushti mes shqiptarëve

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:36
Plas grushti mes shqiptarëve

Ndeshja e vlefshme për grupin A të Kategorisë së Parë, Vora-Besëlidhja, e luajtur sot në kompleksin “Internacional” në Pezë, përfundoi me fitoren 2-1 të ekipit vorak.

Mirëpo, pas ndeshjes plasi grushti jashtë fushës. Drejtuesit të të dyja skuadrave, pjestarë të stafit, lojtarë dhe tifozë të pranishëm jashtë rrethimit janë përfshirë në një zënkë masive.

“Panorama Sport” ka siguruar foto të sherrit. Ndërhyrja e forcave të sigurisë ka qetësuar disi situatën, në një kohë që gjithçka doli jashtë kontrollit për disa minuta.

Lezhjanët e mbyllën këtë takim me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Hoxhës me karton të kuq. Nuk mungoi as tensioni në fushë, por degjeneroi pasi u mbyll ndeshja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat