​Koeman shumë i qartë: Ja kush e vendos të ardhmen e Leo Messit

Futboll

​Koeman shumë i qartë: Ja kush e vendos të ardhmen e Leo Messit

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 16:41
Ronald Koeman

Ronald Koeman ka përsëritur dëshirën e tij që Lionel Messi të qëndrojë në Barcelonë, megjithëse edhe një herë e pranoi se është lojtari ai që do të marrë vendimin përfundimtar.

Messi donte të largohej nga Barça vitin e kaluar, por qëndroi për të mbyllur vitin e fundit të kontratës së tij, detajet e së cilës u zbuluan kohët e fundit në shtypin spanjoll.

Zbulimi i të ardhurave të Messit, me vlerë më të madhe se 555 milionë euro gjatë katër viteve, erdhi ndërsa borxhet e Barçës thuhet se u rritën mbi 1,1 miliardë euro, me pandeminë Covid-19 që i dha një goditje të madhe financave të klubit.

Pavarësisht spekulimeve për të ardhmen e tij, Messi ka vazhduar të performojë për Barçën, duke shënuar 16 gola në të gjitha garat këtë sezon.

Ai humbi dy ndeshje për shkak të pezullimit në janar, por u kthye për të shënuar kundër Rayo Vallecanos në Copa del Rey.

Duke folur përpara ndeshjes të së dielës me Real Betisin, ish-shefi i Holandës përsëri theksoi se e ardhmja e Messit është në duart e tij.

"Siç e thashë edhe para pak ditësh, unë mendoj se ka një person që mund të vendosë për të ardhmen e tij dhe ai është vetë Leo Messi," tha Koeman në një konferencë shtypi.

"Ne si klub dhe mua si menaxher, natyrisht do të doja që ai të qëndronte këtu për shumë vite dhe mund të përpiqemi ta bëjmë atë të ndihet mirë, të sigurohemi që ai të jetë i lumtur, sepse nëse është i lumtur, siç është në këtë sezon , ai na jep shumë cilësi, për të cilën kemi nevojë.”

"Ai është një lojtar me talent të jashtëzakonshëm dhe, mbi të gjitha, mendoj se morali i tij është gjithashtu shumë i lartë për momentin; ai ka energji të mirë dhe na ndihmon shumë. E ardhmja është në duart e tij.", përfundoi Koeman.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat