Hudson-Odoi tregon se si Tuchel i trajton lojtarët e rinj

Futboll

Hudson-Odoi tregon se si Tuchel i trajton lojtarët e rinj

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 10:33
Callum Hudson-Odoi dhe Thomas Tuchel.

Sulmuesi i Chelseat, Callum Hudson-Odoi, ka lavdëruar menaxherin e ri, Thomas Tuchel.

Callum Hudson-Odoi është bërë njëri nga protagonistët kryesorë të Chesleat, që nga ardhja e menaxherit të ri, Thomas Tuchel.

Talenti anglez është njëra nga pikat më të forta të lojës së Tuchel, dhe kjo gjë e ka motivuar atë. Odoi kishte vuajtur nën regjimin e Frank Lampard, ku preferohej pas Pulisicit dhe të tjerëve. Por si duket ditët e mira kanë ardhur për të.

Ai në një intervistë për uebfaqen e klubit të Chelsea, është shprehur tejet i kënaqur me progresin që ka bërë dhe entuziazmin e tij.

“Ai Thomas Tuchel), po shikon lojtarët e akademisë që luajnë tashmë dhe ai dëshiron të sigurohet që ata të zhvillohen mirë në aspektin profesional”

“Pra, nëse jeni duke u stërvitur me ekipin e parë apo nëse tashmë jeni në ekipin e parë, ai dëshiron që ju të përmirësoheni. Ai përpiqet që me çdo seancë stërvitore dhe në çdo lojë, të vazhdojë të të bëjë të përpiqesh të zhvillohesh dhe të punosh në dobësitë që ke”, shtoi ai.

“Është një ndjenjë e mirë të dish që gjithmonë mund të jesh më i mirë dita ditës dhe vazhdon të përmirësohesh dita ditës, sepse dëshiron të bësh më të mirën, jo vetëm për veten, por për ekipin gjithashtu. Ndihem sikur ai ka ardhur këtu për t’u përpjekur të përmirësojë të gjithë, si lojtar dhe si ekip gjithashtu”, tha Hudson-Odoi.

Ai u shpreh optimist për të ardhmen ku tha se paraqitjet e mira do të vijnë jo vetëm nga ai.

“Më shumë gola dhe më shumë asistime për ekipin, ndihem sikur krijoj shanse për veten time, por ndonjëherë nuk po shkon topi prapa rrjetës, kështu që ndiej se kam nevojë të shënoj më shumë gola dhe ta ndihmoj ekipin shumë më tepër edhe në mbrojtje”, përfundoi Callum Hudson-Odoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat