Thyen rekordin e Benzemas

Futboll

Thyen rekordin e Benzemas

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:14
Thyen rekordin e Benzemas

Memphis Depay ka thyer rekordin e Karim Benzemas te Lyoni, duke e kaluar në renditjen e top golashënuesve.

Lyoni shënoi fitore të pastër ndaj Strasbourgut me rezultatin 3-0. Kjo ndeshje u zhvillua të shtunën dhe ishte e vlefshme për javën e 24-të.

Depay shkëlqeu në këtë ndeshje duke shënuar dy gola dhe duke arritur kështu në shifrën e 67 golave për Lyonin në gjitha garat.

Reprezentuesi holandez kaloi sulmuesin francez, Karim Benzeman, i cili kishte shënuar 66 gola, dhe tani 26 vjeçari renditet i 16-ti.

Angel Rambert pozicionohet i 15-ti me 68 gola, kurse Nabil Fekir i 14-ti me 69 gola.

Golashënuesi më i mirë në histori te Lyoni është Fleury Di Nallo, i cili kishte shënuar 222 gola në 495 ndeshje. Di Nallo kishte luajtur te francezët gjatë viteve 1960 – 1974.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat