Juventusi nuk ka hequr dorë nga Zaniolo

Futboll

Juventusi nuk ka hequr dorë nga Zaniolo

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:36
Nicolo Zaniolo

Juventusi vazhdon të mbajë interesimin për talentin e madh italian, Nicolo Zaniolo.

Mesfushori ofensivë i Romës ka mbetur jashtë fushave që disa muaj, derisa rikthimi i tij pritet të ndodhë në muajin prill për shkak të këputjes së ligamenteve.

Për Zaniolon ky ishte lëndimi i dytë i rëndë që po e mbanë më shumë se gjashtë muaj jashtë fushave.

21-vjeçari konsiderohet si talenti ma i madh italian në vitet e fundit, derisa Juventusi po mbanë ende vëzhgim në të.

Sipas mediave italiane kampioni në fuqi i Serie A po përgatitë një ofertë rreth 45 milionë euro për Romën për Zaniolon.

Juve po insiston për transferimin e lojtarit, edhe pse duket e vështirë që një gjë e tillë të arrihet, pasi Zaniolo po shihet si e ardhmja e klubit kryeqytetas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat