Josa: Arbitri gaboi

Futboll

Josa: Arbitri gaboi

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:01
Josa: Arbitri gaboi

Mirel Josa pësoi humbjen e parë në stolin e Kukësit ditën e sotme , teksa u mposhtën minimalisht nga Kastrioti. Pas përfundimit të ndeshjes, për “Gol pas Goli”, trajneri i verilindorëve u shfaq i zhgënjyer, teksa tha se problemi i skuadrës së tij sot ishte te vendosmëria.

Ndeshja– Është normale që rezultati nuk na shkon përshtat. Kishim ardhur për ta fituar ndeshjen. Pjesa e parë u zhvillua në ritme shumë të mira për ne. Kishim probleme për goditjen e portës, ku duhet të ishim më mirë të vendosur. Patëm dy momente naiviteti për kundërshtarin.

Qoftë te gabimi me Lulajn, qoftë te momenti i golit. Që kur nisi aksioni për golin, ne ishim naivë në krahun e djathtë. Kur pësuam golin, nuk dilet nga zona kur vjen kundërshtari. Bënë gabim në markim dhe nuk dilet ashtu. Çdo lojtar ka detyrat e tij. Nuk u vendos aty ndeshja. Çdo skuadër pëson gol, por duhet të  përgjigjemi. Skuadra kundërshtari u tërhoq prapa dhe ne përsëri ishim me kundërsulme, Me rezultatin në favor, kundërshtari vononte lojën. Nuk dua t’i futem problemeve me arbitrimin. Do të ishte një justifikimi nëse merrem me arbitrimin, nuk dua të justifikoj humbjen. Lojtarët tanë, sidomos ata që ishim mesfushorë, ku bëmë ndryshime, erdhën ta marrin topin jo në thellësi, por shumë mbrapa dhe aty u bë çdo gjë më e lehtë për Kastriotin. Topat e gjatë në fundin e ndeshjes, ishte një tjetër problem në këtë ndeshje.

Disbalancat mes lojtarëve në fushë- Unë nuk e diskutoj që dëshira e futbollistëve ishte të fitonin ndeshjen, por thashë edhe më parë, unë shikoj një grup të bashkuar, nuk kam pretendime karshi grupit për këtë. Thjesht duhet që lojtarët të marrin më shumë përgjegjësi, për veprimet. Më përpara thashë që nuk luhet futboll vetëm në ujëra të cekëta, por luhet edhe në thellësi. Sulmuesi tanë duhet të luanin më afër mbrojtjes kundërshtare. Pretendimet e mia janë me Leiran, që duhet të shkonte më brenda, luajti shumë prapa.

Mungesa e reagimit të skuadrës- Është normale edhe unë kam pretendimet e mia. Ne humbëm disa dyluftime. Ne nuk ishim të gatshëm të fitonim territorin, nëpërmjet perceptimit të fazave të lojës, pasi ndodheshim shumë larg kundërshtarit. Kjo bëri që kundërshtari të kishte më shumë kohë për të shkuar në fund. Më shumë e kam te vendosmëria e lojtarëve në fushë.

Golat e pësuar- Nëse do i shikojmë faullat e parë, arbitri duhet t’i ndërpriste me karton, në mënyrë që lojtari ta dinte për herën tjetër çfarë do të ndodhë. Ky ishte gabimi i arbitrave mendoj. Megjithatë unë të gjithën e kam te vendosmëria. Ka shumë gjëra për të diskutuar, të cilat do i diskutoj me skuadrën. Në sulm do shkojmë në mënyrë akademike. Dy herë shkuam në pjesën e dytë, me Ezenë me kokë dhe me Gashin. Të them të drejtën, për dyluftimet, duhet të jemi shumë të vendosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat