Pioli: Ibra duhet të rinovojë kontratën

Futboll

Pioli: Ibra duhet të rinovojë kontratën

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 21:25
Pioli: Ibra duhet të rinovojë kontratën

Milani ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj Crotones, duke rimarrë kreun e renditjes, ndërsa trajneri i kuqezinjve Stefano Pioli pranoi se sezoni është futur në një fazë ku çdo pikë peshon shumë, megjithatë ngurroi të shpallë hapur synimin për titullin kampion.

“Jemi futur në një fazë të kampionatit, ku çdo pikë peshon shumë ndaj jam shumë i lumtur që sot morëm maksimumin. Nuk dua të flas për titull, por sigurisht që qëllimi ynë është të marrim maksimumin në çdo ndeshje. Nëse ia dalim, sigurisht që mund të vijë edhe titulli. Na pret një kalendar mjaft i ngjeshur, pasi duam të respektojmë edhe Europa Leaguen, ndaj është ende herët për të parë renditjen. Mendoj se 7 vendet e para janë ende në garë për titullin kampion”, u shpreh Pioli.

Zlatan Ibrahimovic konfirmoi edhe njëherë se është një nga pikat më të forta të këtij Milani, pasi shënoi dy golat e parë të një ndeshjeje në dukje të komplikuar dhe shkoi në kuotën e 501 realizimeve në karrierën me klube.

Pioli foli me superlativa për 39-vjeçarin suedez dhe tha se nuk habitet aspak, pasi sheh seriozitetin e tij në çdo seancë stërvitore, ndërsa në fund i bëri thirrje Ibrës që të rinovojë bashkëpunimin ne Milanin, pavarësisht viteve mbi supe.

“Nuk më befason aspak forma e Ibrës dhe golat që shënon, pasi e shoh çdo ditë se me çfarë serioziteti e përkushtimi stërvitet. Ka motivim shumë të madh dhe kuron çdo detaj të fizikut të tij, si një kampion i vërtetë. Unë mendoj se ai duhet të vazhdojë të luajë akoma futboll dhe është mirë ta bëjë këtë me fanellën e Milanit”, deklaroi Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat