Probleme nga kufizimet mes shteteve për Champions, Atl Madrid ka gati planin B

Futboll

Probleme nga kufizimet mes shteteve për Champions, Atl Madrid ka gati planin B

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 21:46
Suarez

COVID 19 vazhdon të krijojë probleme për udhëtime mes shteteve, të cilat kanë masa të forta për të parandaluar përhapjen e infeksioneve.

Një vëmendje të veçantë, vendet e kanë kundrejt Britanisë së Madhe duke qenë se atje ka pasur edhe një muracion të ri të virusit.

Kështu, masat për Britaninë janë të shtuara dhe kjo tashmë do të ndikojë edhe në botën e futbollit. Me rifillimin e Champions, anglezet kanë probleme dhe pasi Lajpcig-Liverpul është vendosur të luhet në Budapest, edhe Atletiko Madrid e ka një plan B për ndeshjen ndaj Çelsit.

Spanjollët në rast se nuk do të arrijnë ta luajnë ndeshjen në shtëpinë e tyre, atëherë do të propozojnë stadiumin Nacional në Bukuresht.

Ky impiant sjell kujtime të mira për bardhekuqtë të cilët kanë fituar Europa League ndaj Atletik Bilbaos dhe shpresojnë që nëse luajnë ndaj Çelsit aty, të përsërisin suksesin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat