Pas fitores në “Classique”, Pochettino: Jam vërtet i kënaqur me lojtarët

Futboll

Pas fitores në “Classique”, Pochettino: Jam vërtet i kënaqur me lojtarët

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 08:56
Maurizio Pochettino

Paris Saint Germain e ka mposhtur skuadrën e Marseille në derbin e 100-të të “Classique”, në kuadër të xhiros së 24-të të Ligue 1.

Golat u shënuan nga Mbappe min (9′) dhe Icardi min (24′). Pas ndeshjes, trajneri i PSG, Maurizio Pochettino, meritat për fitoren ua dedikoi lojtarëve, për të cilët pati lëvdata.

“Ishte një paraqitje e mirë dhe solide. Jam vërtet i lumtur për lojtarët, për tifozët tanë, stafin tonë dhe klubin. Sepse mendoj se të fitosh këtë lloj loje është e rëndësishme për të gjithë”, tha ai.

“Pas një muaji, duke ndërtuar këtë marrëdhënie dhe duke vazhduar përmirësimin dita ditës, mendoj se është e rëndësishme të kesh këtë lloj lumturie dhe këto rezultate. Është gjithmonë një gjë e mirë të vazhdojmë të punojmë ashtu siç bëmë sot”, shtoi ai.

Pas kësaj fitore, PSG qëndron e treta me 51 pikë, tre më pak se lideri i Ligue 1, Lille.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat