Talenti shqiptar i Bayernit nuk përmbahet

Futboll

Talenti shqiptar i Bayernit nuk përmbahet

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 12:31
 Talenti shqiptar i Bayernit nuk përmbahet

Transferimi në Ligën e Katërt Gjermane, e ka shndërruar në një përbindësh të vërtetë talentin shqiptar, në pronësi të Bayernit, Marvin Çuni.

19-vjeçari është duke zhvilluar një sezon fantastik me ekipin e Sonenof Grosapaç, teksa ditën e djeshme realizoi tripletë në fitoren 7:1 kundër Pirasens, duke u ngjitur në kuotën e 13 golave në 20 ndeshjes.

Çuni kryeson listën e golashënuesve.

Kjo aventurë në ligën e ulët, është duke i shërbyer më së miri atij për të fituar eksperiencë.

Sulmuesi i cili numëron 8 paraqitje dhe 2 gola me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë, shpreson që në verë të kthehet te Bayerni dhe të provojë një aventurë të re, në nivele më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat