Immobile paralajmëron Interin

Futboll

Immobile paralajmëron Interin

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 12:38
Ciro Immobile

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, pas fitore së Lazios ndaj Cagliarit menjëhërë ka hedhur sytë tek ndeshja e radhës me Interin.

Immobile e shënoi golin e vetëm në ndeshje në min (61′) që i mjaftoi Lazios të arkëtoi tre pikë të plota.

Sumuesi italian dëshiron që Lazio të përfundojë në top 4-she edhe këtë sezon, dhe për këtë ai shprehet i bindur se klubi do ta arrijë. Ai u pyet per ndeshjen e ardhshme ndaj Interit, ku u shpreh optimist për rezultat pozitiv.

“Do jetë një lojë shumë e rëndësishme, ata po kalojnë formë të mirë dhe ne i dimë vështirësitë e kësaj ndeshje, por kemi një javë për t’u përgatitur dhe do të shkojmë në Milano duke synuar të fitojmë ndeshjen”, tha ai.

“Objektivi ynë është të përfundojmë në katër vendet e para në tabelë dhe duhet të jemi më të mprehtë, sepse ekipet atje lart nuk po ngadalësojnë.”, shtoi ai.

“Kur u përballëm me Juventusin, ata ishin ende në një fazë eksperimentale, por ata po luajnë më mirë tani. Unë mendoj se udhëtimi në Milano ishte një nga paraqitjet tona më të mira, megjithatë ne humbëm 3-2″, tha Immobile.

“Futbolli ka të bëjë me momente të ndryshme dhe padyshim që nuk ishte momenti ynë për të fituar. Unë mendoj se do të jetë një betejë deri në fund të sezonit për katër vendet e para dhe ne duam të jemi atje lart”, përfundoi Ciro Immobile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat