Bonucci pritet të mungojë ndaj Interit, Dybala të kthehet në bankën rezervë

Futboll

Bonucci pritet të mungojë ndaj Interit, Dybala të kthehet në bankën rezervë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:34
Leonardo Bonucci

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci, pritet të mungojë në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë, ndërkohë që pritet kthimi i Paulo Dybalas.

La Gazzetta dello Sport raporton se sulmuesi argjentinas nuk është në gjendje të startojë, por do të jetë në bankën rezervë.

26-vjeçari pritet të jetë i gatshëm për skuadrën e Andrea Pirlos për sfidën ndaj Napolit në fundjavë.

Bonucci vuan nga një problem në kofshën e djathtë dhe nuk do të rrezikohet, kur kihet parasysh se Juve ka një orar të ngarkuar përpara me kthimin e Ligës së Kampionëve.

Lëndimi i qendërmbrojtësit nuk është serioz dhe ai do të jetë në dispozicion të skuadrës në fundjavë.

Juan Cuadrado dhe Rodrigo Bentancur do të mund të luajnë ndaj Interit, kurse Aaron Ramsey do të kontrollohet nga mjekët dhe nuk pritet të luajë në Kupë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat