Konfirmon Solskjaer: Pogba do të mungojë ‘disa javë’

Futboll

Konfirmon Solskjaer: Pogba do të mungojë ‘disa javë’

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:55
Paul Pogba

Paul Pogba ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes së të shtunës kundër Evertonit dhe pritet të mungojë disa javë.

Mesfushori francez u detyrua ta lëshonte fushën në pjesën e parë të takimit që u mbyll me rezultat të barabartë (3-3).

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka thënë për MUTV se Pogba do të mungojë për “disa javë”. Kjo do të thotë se 27-vjeçari do të mungojë në disa ndeshje të rëndësishme në Kupën FA dhe Ligën e Evropës gjatë muajit shkurt.

“Është një lëndim që ka nevojë për disa javë të të shërohet. Ai sapo e ka filluar rikuperimin, është duke punuar me stafin mjekësor dhe do ta kthejmë sa më shpejt dhe më të sigurt që mundemi”.

“Natyrisht që Paul ka qenë shumë i rëndësishëm për ne dhe nuk do të rrezikojmë. Pra, disa javë, padyshim”, ka deklaruar Solskjaer për MUTV. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat