Probleme për Pirlon

Futboll

Probleme për Pirlon

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 11:42
Probleme për Pirlon

Juventus zbret sot në mbrëmje në fushë për ndeshjen e kthimit ndaj Interit për llogari të gjysmëfinales së Kupës së Italisë.

Bardhezinjtë kanë fituar të parën me rezultatin 1-2 dhe sot nisen të avantazhuar për biletën e finales, megjithatë trajneri Andrea Pirlo ka disa shqetësime.

Bëhet fjalë për mesfushorin Artur dhe Moratën. Futbollistët kanë pasur gjendje gripale dhe braziliani është me temperaturë, e cila duket se po ia bën të pamundur prezencën në fushë.

Ndërkohë, nga ana tjetër sulmuesi ka një gjendje gripale më të lehtë dhe mund të sakrifikojë për të qenë në fushë, por e gjitha mbetet për t’u parë pak minuta para sfidës.

Sakaq, ende ka dyshime nëse Paulo Dibala do të jetë i grumbulluar për këtë sfidë, me argjentinasin që për shkak të një dëmtimi prej disa javësh ka mbetur jashtë planeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat