Interi favorit në derbin e Italisë

Futboll

Interi favorit në derbin e Italisë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 14:23
Interi favorit në derbin e Italisë

Sot në orën 20:45 do të luhet akti i dytë i gjysmëfinales së Kupës së Italisë, Juventus-Inter në “Allianz Stadium” e cila do të jetë vendimtare për shkuar në finalen e madhe të kompeticionit italian.

Sfida e parë e cila përfundoi me shifrat 1-2, ku bardhezinjtë përmbysën avantazhin e përkohshëm të zikaltërve me Lautaro Martinezin, për “Zonjën e Vjetër” shënoi një dopietë Kristiano Ronaldo.

Në mbrëmjen e sotme në Torino sipas basteve dhe “bookmakers”-ave shihet favorit Interi, e cila kuotohet me koeficientin 2,30.

Barazimi shihet me një koefiçent 3,40 dhe një sukses i Juventusit kuotohet me 3,00.

Për të dyja skuadrat do të jetë një betejë e vërtetë ashtu siç e cituan edhe në konferencën për shtyp të dy trajnerët duke treguar se ky kompeticion për të dyja klubet është i vlerësuar maksimalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat