Trajneri i Prishtinës: Nuk është e lehtë ta mposhtësh Dritën dy herë për pak kohë

Futboll

Trajneri i Prishtinës: Nuk është e lehtë ta mposhtësh Dritën dy herë për pak kohë

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 16:47
Zekrija Ramadani

Skuadra e Prishtinës ka kaluar tutje në Kupën e Kosovës, pasi ka fituar ndaj Dritës me rezultatin minimal 1:0 pas vazhdimeve.

Golin e fitores në këtë sfidë e ka shënuar mesfushori dhe kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku.

Pas ndeshjes, trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani është shprehur shumë i lumtur me fitoren e ekipit, ndërsa përgëzoi lojtarët për karakterin e treguar në këtë sfidë.

“Një fitore e madhe dhe njëkohësisht e mundimshme. Kemi eliminuar një nga favoritët kryesor. Drita ka një super ekip”, tha fillimisht Zekrija Ramadani për “Art Sport”.

“Ne kishim iniciativën. Kishim disa raste, por pastaj erdhi goli i kapitenit, i cili edhe na solli fitoren. Treguam karakter dhe kuptohet se nuk është punë e lehtë ta mposhtësh Dritën dy herë në dy javë”, përfundoi trajneri i Ramadanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat