​Lëndohet ylli i PSG-së, mungon kundër Barcelonës

Futboll

​Lëndohet ylli i PSG-së, mungon kundër Barcelonës

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 20:57
Mauricio Pochettino

Angel Di Maria do të humbasë ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në e 1/16-të të Ligës së Kampionëve midis Barcelonës dhe Paris Saint-Germain.

Argjentinasi pësoi një dëmtim në kofshë në fitoren e PSG-së 2-0 në Ligue 1 ndaj Marseille të dielën.

Trajneri kryesor Mauricio Pochettino thotë se 32-vjeçari do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen në “Camp Nou” më 16 shkurt, si dhe ndeshjen e Kupës së Francës me Caen të mërkurën e po ashtu edhe ndeshjen e ligës të shtunën në shtëpi me Nice.

"Siç tha klubi, do të ketë komunikim të mëtejshëm brenda javës në lidhje me Angel por pjesëmarrja e tij në ndeshjen kundër Barcelonës është komprometuar," tha Pochettino të martën.

Ish-lojtari i Manchester United dhe Real Madrid ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në 14 gola në të gjitha garat këtë sezon, vetëm pas Neymarit (16) dhe Kylian Mbappes (27) brenda radhëve të PSG.

"Mungesa e tij nuk është një arsye për të ndryshuar idetë tona," tha Pochettino. "Ne do të gjejmë zgjidhjet më të mira në dispozicion. Angel ka luajtur shumë dhe ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. Por ka edhe lojtarë të tjerë që mund të luajnë dhe të na mundësojnë të fitojmë ndeshje."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat